​Policia e rajonit të Ferizajt ndalon 14 persona për mos respektim të masave

Ferizaj

​Policia e rajonit të Ferizajt ndalon 14 persona për mos respektim të masave

Më: 29 prill 2020 Në ora: 16:45
Agim Gashi

Brenda 24 orëve të fundi Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka ndaluar 14 persona, për mosrespektim të dispozitave shëndetësore.

Zëdhënësi i këtij rajoni policor, Agim Gashi ka bërë të ditur se shkelja më e madhe është mos respektimi i kohës së caktuar për lëvizjes sipas numrit të parafundit të letërnjoftimit.

Gashi: Brenda 24 orëve janë 14 raste për mos respektim të masave kundër COVID-19

“Mund të themi se janë duke u respektuar në nivel të duhur edhe pse gjatë 24 orëve të fundit i kemi pasur 7 raste në Ferizaj dhe 3 në Kaçanik , ndërsa sot gjatë ditës në Kaçanik janë raportuar edhe 4 raste. Ndaj personave në fjalë janë konsultuar edhe inspektorët komunal, të cilët do të bëjnë shqiptimin e gjobave. Gjobat sipas vendimit të qeverisë parashihen prej 1 mijë deri 2 mijë euro. Shkeljet më të mëdha janë mos respektimi i kohës së caktuar për lëvizje, ndërsa vepra tjera nuk kemi pasur për këto raste“, tha ai.

Gashi tha se pas hyrjes së Ferizajt në karantinë janë vendosur 23 njësite të Policisë së Kosovës në hyrje-daljet e kësaj komune për kontrolle të nevojshme.

Gashi: Kemi 23 njësite policore në hyrje-daljet e Komunës së Ferizajt

Video

“Me hyrjen në fuqi të karantinimit të Ferizajt, Drejtoria Rajonale e Policisë e ka bërë planin e vet operativ dhe në 23 pika janë vendosur njësitet policore që kanë kontrolluar hyrje dhe daljet prej komunës apo në Ferizaj. Nuk kemi pasur probleme janë respektuar përveç personat që kanë pasur leje për raste eventuale të sëmundjeve apo edhe punëve të tjera”, u shpreh Gashi.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Agim Gashi thotë se në këtë rajon siguria në trafik është në nivel të duhur. Ai shton se ka rënie edhe të veprave kriminale.

Gashi: Kemi rënie të madhe të aksidenteve

“Prej fillimit të pandemisë ka pasur rënie të aksidenteve dhe nuk kemi aksidente të mëdha. Gjatë 24 orëve të fundit nuk kemi pasur asnjë aksident, ndërsa sa i përket krimit edhe krimi ka rënë në 24 orët e fundit në 5 komunat e regjionit është raportuar në Ferizaj vetëm një rast një vjedhje e imët në një shitore, një person ka marrë disa gjëra ushqimore. Edhe numri i gjobave ka rënë dhe gjatë 24 orëve janë shqiptuar 10 tiketa për kundërvajtje në trafik. Në përgjithësi, siguria në regjionin e Ferizajt është në nivel të duhur”, theksoi Gashi.

Komuna e Ferizaj deri më tani ka 98 persona me COVID-19, prej tyre dy me përfundim fatal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat