​Agim Aliu u kërkon ferizajasve të respektojnë orarin e qarkullimit - Bota Sot
​Agim Aliu u kërkon ferizajasve të respektojnë orarin e qarkullimit

Ferizaj

​Agim Aliu u kërkon ferizajasve të respektojnë orarin e qarkullimit

Më: 4 maj 2020 Në ora: 19:40
​Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që të respektojnë masat e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, pavarësisht se tashmë kanë dalë nga karantina.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se rrugët me qarkullim të shtuar të veturave, shëtitjet me biçikleta dhe daljet e panevojshme rrezikojnë një shpërthim të ri masiv të virusit.

“Ju lutemi, mos e ktheni në zero përpjekjen e profesionistëve, ekipeve emergjente që ta kalojmë pa pasoja fatale këtë pandemi. Respektoni orarin e qarkullimit sipas ndarjes kohore në bazë të numrit personal në letërnjoftim, mbani distancën fizike e kujdesin për higjienën personale, mos lejoni që Ferizaj tash kur është në majën e komunave me numrin më të lartë të të shëruarve të kthehet në burim masiv infeksioni nga ky virus”, ka shkruar Aliu.

Ferizaj ka numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus, gjithsej 98, prej tyre dy të vdekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat