Vetëm nëntë raste aktive me COVID-19 në Ferizaj

Ferizaj

Vetëm nëntë raste aktive me COVID-19 në Ferizaj

Më: 8 maj 2020 Në ora: 00:43
Foto ilustrim

Nga 98 raste të përgjithshme sa kishte të prekur me COVID-19 nga Komuna e Ferizajt vetëm 9 persona kane mbetur aktiv.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi, ka thënë se gjatë ditës së sotme 5 persona kanë rezultuar të shëruar nga coronavirusi.

“Numri i të shëruarve ka shkuar në 87 nga 98 raste sa kanë qenë të prekur me COVID-19. Dy persona nga Ferizaj tashmë kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19″, ka thënë ai.

Ademi thotë se edhe në mesin e 9 rasteve aktive disa prej tyre kanë rezultuar negativ në ritestimin e parë por që pritet edhe një ritestim i tyre për t’u konfirmuar të shëruar.

“Asnjëri nga këta nëntë të prekur nuk janë të shtrirë në Klinikën Infektive dhe po presim që shumë shpejt të konfirmohen edhe ata si të shëruar”, deklaroi Bekim Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat