Ademi: Nga Ferizaj nuk kemi dërguar mostra të dyshimta, rasti i ri mund të ketë qenë i vendosur në Qendrën Studentore

Ferizaj

Ademi: Nga Ferizaj nuk kemi dërguar mostra të dyshimta, rasti i ri mund të ketë qenë i vendosur në Qendrën Studentore

Më: 12 maj 2020 Në ora: 00:31
Bekim Ademi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për një rast të ri nga Komuna e Ferizajt.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi thotë se rasti i ri mund të jetë ndonjë mërgimtarë i vendosur në Qendrën Studentore.

Ai thotë se sot nga Ferizaj nuk ka pasur ndonjë mostër nga e cila kanë pritur rezultate.

“Ne po presim të dhënat zyrtare për personin në fjalë, por me gjasë nuk do të kemi nevojë për testime të tjera pasi ky person mund të ketë qenë i izoluar”.

Ademi thotë se pa rastin e sotëm, vetëm tre persona kanë qenë aktiv me coronavirus në Ferizaj.

“Për fat të keq nga 98 raste dy kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa pas rastin e sotëm edhe tre persona kanë mbetur raste aktive”, tha ndër të tjera Bekim Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat