Shqetësuese, nuk dihet burimi i infeksionit të rastit të Ferizaj

Ferizaj

Shqetësuese, nuk dihet burimi i infeksionit të rastit të Ferizaj

Më: 13 maj 2020 Në ora: 06:28
Foto ilustrim

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi tha se ende nuk dihet burimi i infeksionit për rastin e ri që ka rezultuar pozitiv sot në këtë komunë.

Ademi tha se personi i infektuar ka shkuar direkt në Klinikën Infektive dhe aty i është bërë testimi.

I infektuari para disa dite kishte kryer një kontroll mjekësore në një ordinancë private, por ende nuk dihet burimi i infeksionit.

Sipas Ademit, kjo është shumë shqetësuese pasi duhet të bëhet lista e kontaktave dhe deri tani vetëm 11 persona janë regjistruar si kontakt me të infektuarin, ku testimi i tyre pritet të bëhet në ditët në vijim.

“Nuk dihet burimi, është rast i ri, nuk dihet nga ka ardh deri te infektimi. Personi para disa dite kishte kryer një kontroll mjekësore në një ordinancë private” tha Ademi nër Rtv Dukagjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat