​Ferizaj shpërndan 330 koshere të bletëve të llojit më të avancuar

Ferizaj

​Ferizaj shpërndan 330 koshere të bletëve të llojit më të avancuar

Më: 13 maj 2020 Në ora: 15:51
Agim Aliu

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Komunës së Ferizajt ka shpërndarë sot 330 kosheret e bletëve të llojit më të avancuar.

Kosheret janë të kombinuara nga druri dhe plastika, lehtë të përdorshme dhe mjaft ekologjike të cilën cilësi ia garanton materiali me të cilin është punuar kosherja.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se me shpërndarjen e koshereve të bletëve po i jepet një mbështetje e fuqishme këtij sektori profitabil për ekonomitë familjare.

Përfitues të koshereve të bletëve janë 108 qytetarë me nga 1-5 koshere varësisht nga numri i bletëve që kanë, teksa i gjithë projekti kap vlerën rreth 40.000 euro.

Ndryshe, ky ishte aksioni që është realizuar për herë të parë në Kosovë në shpërndarjen e koshereve të bletëve të llojit më të avancuar në Ferizaj, ku numri i shoqërive të bletëve është rreth 10.000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat