Ferizaj vazhdon me dezinfektimin e hapësirave publike

Ferizaj

Ferizaj vazhdon me dezinfektimin e hapësirave publike

Më: 13 maj 2020 Në ora: 19:49
Ferizaj vazhdon me dezinfektimin e hapësirave publike

Dezinfektimi i hapësirave publike e mjediseve të punës në institucione shtetërore po vijon, nën mbikëqyrjen e Inspektoratit të Komunës së Ferizajt.

Me këtë rast sot u dezinfektuan hapësirat e punës në ndërmarrjen publike "Ambienti", Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, si dhe hyrjet e dy ndërtesave të banimit kolektiv, njofton Komuna e Ferizajt.

Ndryshe, Ferizaj ka numrin më të lartë të të prekurve me COVID-19 në nivel vendi, gjithsej 100, prej tyre dy të vdekur. 

Image
Ferizaj vazhdon me dezinfektimin e hapësirave publike
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat