Gjykata e Ferizajt lidere për shkallën e efikasitetit

Ferizaj

Gjykata e Ferizajt lidere për shkallën e efikasitetit

Më: 16 maj 2020 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Është lansuar platforma `Pasqyra e Performancës në ueb faqen e KGjK-së, përmes të cilës Gjykata Themelore e Ferizajt në nivel të Gjykatave të Kosovës për vitin 2019, është lidere sa i përket shkallës së efikasitetit në nivelin e mbi 163%.

Platforma Pasqyra  Performancës është dizajnuar nga Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP) për të forcuar më tej transparencën dhe llogaridhënien gjyqësore në Kosovë në mënyrë të re dhe novatore.

Kjo vegël online paraqet grafika dhe tabela për lexim të lehtë me indikatorë kyç, siç janë shkalla e efikasitetit, lëndët e pranuara dhe të zgjidhura, trendet e shkallës së efikasitetit si dhe vëllimi i lëndëve të vjetra për secilën Gjykatë, si dhe normat e produktivitetit të gjyqtarëve individual. 

Në linkun në vijim gjeni më shumë të dhëna të paraqitura përmes grafikave dhe në mënyrë tabelare.https://ferizaj.gjyqesori-rks.org/pasqyra-e-performances/
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat