Gjendja me COVID-19 në Ferizaj, flet kryetari i komunës - Bota Sot
Gjendja me COVID-19 në Ferizaj, flet kryetari i komunës

Ferizaj

Gjendja me COVID-19 në Ferizaj, flet kryetari i komunës

Më: 18 maj 2020 Në ora: 17:19
Ilustrim

Në Komunën e Ferizajt numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 134.

Kryetari i saj, Agim Aliu ka njoftuar se mosha e personave të infektuar varion nga 1 vjeç deri në 80, por që sipas tij në përgjithësi gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

“Pacientja e moshës 80 vjeçare ka pasur nevojë për ndonjë mbështetje të lehtë por në përgjithësi gjendja e të prekurve me COVID-19 është e mirë dhe shpresojmë se do të shkojë mirë si deri më tani”, tha ai.

Aliu thotë se numri i të shëruarve në Ferizaj ka shkuar në 95 ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të ketë edhe të shëruar tjerë.

“Raste aktive në Komunën e Ferizajt janë 35. Mbrëmë është shqyrtuar mundësia që pacientja 80 vjeçare të shtrihet në Klinikën Infektive, por e kanë parë që gjendja e saj është stabile dhe po vazhdon të jetë në vet izolim në shtëpi”, tha tutje ai në RTV Dukagjini.

I pari i Ferizajt thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë t’i respektojnë masat e përcaktuara nga qeveria, pasi sipas tij ka flukse të mëdha të lëvizjeve në qytet.

“Ndejat familjare paraqesin rrezik pasi një person i vetëm mund të infektojë shumë të tjerë. Apelojmë që të shmangen organizimet grupore në këtë kohë”, tha ndër të tjera Agim Aliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat