​Rritet numri i të shëruarve në Ferizaj - Bota Sot
​Rritet numri i të shëruarve në Ferizaj

Ferizaj

​Rritet numri i të shëruarve në Ferizaj

Më: 18 maj 2020 Në ora: 21:00
Ilustrim

Komuna e Ferizajt ka numrin më të lartë të të prekurve me COVID-19 në nivel vendi.

Në 24 orët e fundit në këtë komunë janë shëruar dy raste të reja, duke çuar kështu totalin në 97.

“Lajm i mirë: dy të shëruar nga COVID-19 që çon në 97 numrin e përgjithshëm të të shëruarve e zero raste të reja në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Ndryshe, Komuna e Ferizajt ka 134 raste me koronavirus, dy prej të cilëve kanë përfunduar me fatalitet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat