Nxënësja nga Ferizaji po shkëlqen me dituri në arenën ndërkombëtare! - Bota Sot
Nxënësja nga Ferizaji po shkëlqen me dituri në arenën ndërkombëtare!

Ferizaj

Nxënësja nga Ferizaji po shkëlqen me dituri në arenën ndërkombëtare!

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 12:33
Rina Qerkini

Rineta Qerkini nxënësja nga Ferizaji është njëra nga fitueset e garës ndërkombëtare të diturisë të zhvilluar online në Vilnius të Lituanisë.

Rineta, kohë më parë ishte edhe pjesëmarrëse dhe njëra ndër fitueset e medaljes në Genius Olympiad, garë kjo që mbahet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas këtij suksesi, nxënësja shembullore është shpërblyer me pagesën e studimeve nga Rochester Institute of Technology në SHBA në vlerë prej 88.000 dollarëve.


Rineta aktualisht është në përfundim të shkollimit të mesëm në Shkollën “Mehmet Akif”, në Lipjan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat