Aliu emëron nënkryetarin e ri të Komunës së Ferizajt - Bota Sot
Aliu emëron nënkryetarin e ri të Komunës së Ferizajt

Ferizaj

Aliu emëron nënkryetarin e ri të Komunës së Ferizajt

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 11:51
Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka emëruar Arton Gavazin në pozitën e nënkryetarit të Ferizajt.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Komunës së Ferizajt në Facebook, përmes një njoftimi në të cilin thuhet se Gavazi mbante pozitën e drejtorit të Administratës së Përgjithshme.

“Është Arton Gavazi, Nënkryetar i ri i Komunës, master i shkencave juridike, kuadër profesional i dëshmuar që nga sot do të kryej detyrat e ushtroj kompetencat e Nënkryetarit të Komunës së Ferizajt. Nënkryetari Gavazi, mbante pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme”, thuhet në njoftimin e komunës.

Emërimi i Gavazit në pozitën e të dytit të Ferizajt u bë pasi Naim Ferati kishte dhënë dorëheqja nga kjo pozitë më 3 qershor të këtij viti, me qëllim të përkushtimit në avancimin profesional

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat