Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj i infektuar me Covid-19 - Bota Sot
Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj i infektuar me Covid-19

Ferizaj

Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj i infektuar me Covid-19

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 23:15
Arbër Bytyqi

Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyqi, ka bërë të ditur se nga testimi që e ka bërë dje, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai ka shtuar se deri më tani nuk ka simptoma të theksuara dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mire.

“Ju lutem ruajeni distancën dhe respektoni udhëzimet e IKSHP-së, në mënyrë që ta kalojmë sa më shpejt dhe më lehtë këtë situatë”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të tij në Facebook:

Të nderuar qytetar,

Nga testimi që kam bërë dje për covid 19, rezulton se jam pozitiv me covid 19.

Deri me tani nuk kam simptoma të theksuara dhe gjendja ime shëndetësore dhe familjes time momentalisht është stabile.

Ju lutem ruajeni distancën dhe respektoni udhëzimet e IKSHP-së, në mënyrë që ta kalojm sa më shpejt dhe më lehtë këtë situatë.

Me respekt,

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat