Komuna e Ferizajt: Nga nesër fillon dezinfektimi për eliminimin e insekteve

Ferizaj

Komuna e Ferizajt: Nga nesër fillon dezinfektimi për eliminimin e insekteve

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:35
Ilustrim

Komuna e Ferizajt i ka njoftuar qytetarët e saj se nga nesër në orën 20:00 do të fillojë faza e dytë e dezinfektimit hapësinor.

Dezinfektimi ka të bëjë me eliminimin e insekteve në territorin e Ferizajt.

“Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se me datën 09.07.2020 në ora 20:00, fillon faza e dytë e implementimi i projektit: “DEZINSEKTIMI HAPËSINOR (Eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin qytetit të Ferizajt” Dezinsektimi do të vazhdojë edhe me datën 10.07.2020 në të gjitha rrugët e Ferizajt”, thuhet në njoftimin e komunës.

Gjithashtu, Komuna e Ferizajt njofton se në rast të motit me shi dhe erës së fortë, dezinfektimi do të shtyhet deri në ditët me mot të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat