​Aliu e quan të frikshëm numrin e rasteve të reja me Covid-19 në Ferizaj

Ferizaj

​Aliu e quan të frikshëm numrin e rasteve të reja me Covid-19 në Ferizaj

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 00:00
Ferizaj

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 në këtë komunë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 55 raste të reja, të cilin i pari i Ferizajt e quan rekord të frikshëm.

“Bashkëqytetarë, Ferizaj po ngjitet frikshëm në krye të qyteteve me numrin më të lartë të të infektuarve me virusin COVID-19. Ju lutem, është koha e fundit të kuptoni e zbatoni drejt mesazhin e profesionistëve shëndetësor: vendosni maskën, mbani distancën e mbani higjienën personale. Mendo e mbro familjen e më të dashurit tuaj”, ka shkruar Aliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat