Mbi 170 raste aktive me koronavirus në Ferizaj - Bota Sot
Mbi 170 raste aktive me koronavirus në Ferizaj

Ferizaj

Mbi 170 raste aktive me koronavirus në Ferizaj

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 11:25
Ilustrim

Mbrëmë në Komunën e Ferizajt u konfirmua edhe 1 rast i ri me COVID-19.

Përmes një njoftimi të komunës në Facebook, bëhet e ditur se numri i rasteve aktive ka arritur në 178.

“1 rast i ri me COVID-19 në Ferizaj Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 1 rast të ri pozitiv me këtë virus në Ferizaj që çon në 178 numrin e rasteve aktive. Shërim të shpejt të infektuarve” , thuhet në njoftimin e komunës.

Vetëm dje në Kosovë u shënuan 207 raste të reja me koronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat