​Qindra raste të dyshuara me COVID-19 po trajtohen në Ferizaj

Ferizaj

​Qindra raste të dyshuara me COVID-19 po trajtohen në Ferizaj

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 21:32
Ilustrim

Ekipet mjekësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj tash kur përhapja e virusit COVID-19 është shtrirë në përmasa më të gjera, janë në krye të detyrës.

Sipas një njoftimi të komunës, janë plot 134 vizita në shtëpi për pacientët e prekur me COVID-19 që janë kryer nga ekipet e mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së, 340 vizita në tendën "COVID" si raste të dyshuara dhe 34 shërbime radiologjike, shërbime mjekësore këto të kryera vetëm në funksion të përballimit të situatës pandemike, pa lënë anash shërbimet e zakonshme mjekësore për qytetarët ferizajas.

“Kjo punë e punonjësve shëndetësor meriton përkrahjen e duartrokitjen e gjithë qytetarëve, gjersa këta të fundit, mund të lehtësojnë punën e stafit shëndetësor, duke zbatuar në përpikmëri masat mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat