Vdes motra e parë medicinale nga Ferizaj

Ferizaj

Vdes motra e parë medicinale nga Ferizaj

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 20:00
Nadije Ilazi

Ka vdekur motra e parë medicinale shqiptare në Ferizaj, Nadije Ilazi.

Telegram ngushëllime ka shprehur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.

Ai ka thënë se Ferizaj mbeti pa një shembull që duhet ndjekur e familja pa më të dashurën familjare.

Telegram ngushëllimi:

Ndarja nga jeta e motrës së parë medicinale shqiptare në Ferizaj e rrethinë, qytetares shembullore, Nadije Ilazi na pikëlloi të gjithëve.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit, ngushëllon familjen Ilazi, miqtë, dashamirët e të njohurit të të ndjerës.

“Sot kësaj bote i dha lamtumirën, shembulli i qytetares, të përkushtuarës së jashtëzakonshme në profesion, motrës së parë medicinale shqiptare në Ferizaj e rrethinë, Nadije Ilazi. Ferizaj mbeti pa një shembull që duhet ndjekur e familja pa më të dashurën familjare. Familje e respektuar Ilazi, punonjës shëndetësor, dashamirë e të njohur të të ndjerës, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta. Zonjës Nadije, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës” përfundon telegramin e ngushëllimit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat