Dalin detaje të reja për vdekjen e të riut ferizajas, nga koronavirusi

Ferizaj

Dalin detaje të reja për vdekjen e të riut ferizajas, nga koronavirusi

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë një djalë i ri nga Ferizaj, ai ishte i prekur me Covid-19.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri, ka thënë për Klan Kosovën se të ndjerin e kanë pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak se kishte pneumoni.

Ai deklaroi se atë më pas e kanë transferuar për mjekim intenziv në Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i cili ishte trajtuar atje për një javë.

Ndërsa anesteziologu Gazmend Spahija nga Klinika e Mjekimit Intensiv Qendror, ka deklaruar për Klan Kosovën se viktima kishte pneumoni.

“Nga të dhënat e Spitalit Rajonal të Ferizajt prej nga ka ardh nuk kemi të dhëna tjera, përpos pneumonisë së rëndë të dy mushkërive”.

“Por që në momentin e pranimit pacienti ka qenë në gjendje shumë të rëndë, i intubuar dhe i kyçur në ventilatorë”, ka thënë Spahija.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat