Era shkakton dëme të mëdha në Ferizaj

Ferizaj

Era shkakton dëme të mëdha në Ferizaj

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 22:06
Ferizaj

Në orët e mbrëmjes të reshurat e shiut dhe era e fortë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Ferizajt dhe në fshatra përreth.

Dëme më së shumti janë shkaktuar në objekte të banimit, pullaze të shtëpive, në stalla të kafshëve, në vetura dhe dëme në rrjetin e energjisë elektrike.

Shkaku i dëmtimit të disa shtyllave elektrike gjashtë fshatra kanë mbetur pa rrymë dhe pa ujë të pijshëm. Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar i komunës së Ferizajt, ka thënë se janë njoftuar organet e Policisë së Kosovës, KEDS-it dhe ekzekutivit të komunës për dëmet e shkaktuara.

Image

“Policia e Kosovës aktualisht ka dalë në fshatrat Dardani dhe Zllatar për ta parë gjendjen, ndërkohë po presim që edhe organet e KEDS-it të ta rregullojnë rrjetin e energjisë elektrike. Përveç këtyre dy fshatrave edhe Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe fshati i Vjetër kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm. Dëmet janë shumë të mëdha edhe në objekte të bizneseve”, ka thënë Sallahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat