Pos oksigjenit, pacientët në Spitalin e Ferizajt blejnë gjithçka tjetër vetë

Ferizaj

Pos oksigjenit, pacientët në Spitalin e Ferizajt blejnë gjithçka tjetër vetë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 19:23
Pacientët në Spitalin e Ferizajt

Në korridoret e katër reparteve të Spitalit të Ferizajt mund të dëgjoheshin vetëm frymëmarrjet e vështirësuara të pacientëve.

Kjo pasi që oksigjeni ka qenë terapia kryesore për shumicën e pacientëve të infektuar me COVID-19, që po trajtoheshin aty.

Shumë prej tyre tashmë kanë hyrë në javën e tretë të trajtimit dhe nuk po arrijnë që të marrin frymë pa ndihmën e pajisjeve për oksigjen.

E në mesin e atyre që po trajtohen me oksigjenoterapi është një pacient i cili nuk kishte besuar në ekzistencën e virusit.

Përveç oksigjenit, pacientët thonë se të gjitha barnat e deri te shiringat duhet t’i sigurojnë vetë.

Reshjet e mëdha të shiut të enjten kanë bërë që njëra prej dhomave në këtë spital, ku po trajtoheshin dy pacientë me osksigjenoterapi, të përfshihej nga uji.

Mjekët në këtë spital thonë se 41 pacientë momentalisht janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Ata tashmë janë të shqetësuar me një dukuri tjetër: me numrin e të rinjve të cilët dita-ditës po vijnë në gjendje më të rënduar shëndetësore të infektuar nga ky virus, raporton koha.

Spitali i Ferizajt, i cili pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë është shndërruar në spital për trajtimin e pacientëve me COVID-19, këtë të enjte kishte të shtruar 62 pacientë, 32 prej tyre të konfirmuar me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat