Në 24 orët e fundit në Komunën e Ferizajt janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me koronavirus.
Komuna e Ferizajt përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive me COVID-19 ka arritur në 142.
“Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 5 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj, që çon në 142 numrin e rasteve aktive, kurse në 647 numrin e të shëruarve. Shërim të shpejt të infektuarve”, thuhet në njoftimin e komunës.
Në 24 orët e fundit në Kosovë u konfirmuan 92 raste të reja dhe u shëruan 115 persona nga koronavirusi