Deputeti i VV-së akuzon komunën e Ferizajit se i la fëmijët pa shkollë “duke kqyr seriale”

Ferizaj

Deputeti i VV-së akuzon komunën e Ferizajit se i la fëmijët pa shkollë “duke kqyr seriale”

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 14:09
Dimal Basha

Deputeti i Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës, Dimal Basha, ka adresuar kritika të ashpra në drejtim të Komunës së Ferizajit për mos-hapjen e një shkolle në këtë qytet. 

Basha – që është nga ky qytet – ka deklaruar se shkolla Gjon Serreçi nuk do të hapet “sepse (komunarët) kanë qenë duke këqyr seriale qe 6 muaj”.

Duket se kjo shkollë nuk ka kapacitet e nevojshme teknike për t’i pritur nxënësit në fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai akuzon kryetarin Agim Aliu se nuk ka menduar për objektin e shkollës, ndërsa e ka orientuar zhvillimin kah asfalti.

Basha ka qenë një ndër deputetët më të zëshëm të Vetëvendosjes në legjislaturën e fundit.

Lexo shkrimin e plotë: 

Mjerimi me arsimin në Ferizaj!

Ka 6 muaj që janë mbyll shkollat, dhe pas gjithë kësaj kohe, mbi 2,400 nxënës nuk do të fillojnë mësimet sepse Komuna e Ferizajt nuk ka pas kohë me mendu për rregullimin e kushteve në shkollën Gjon Serreçi sepse kanë qenë duke këqyr seriale qe 6 muaj.

Pas 6 muajve i ka ra n’mend drejtorit të Gjon Serreçit me ndrru objektin me dal me 2,400 nxënës në objektin e gjimnazit, me ba rrokadë me ta, por meqenëse nuk ka pas kohë më herët, dje e ka kuptu që ka prap dy probleme. E para, nuk kanë WC, dhe e dyta, nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë nxënësit. Tani pritet nëse drejtoresha e mjekësisë të lejoj hapësira për ta. Pra komplet katrahurë, derisa 2,400 mbesin në shtëpi dhe nuk e dinë ku dhe kur do t’ia fillojnë mësimit.

E për me kuptu sa mërziten komunarët për arsim, tregon fakti se Drejtori i Arsimit në Komunë thotë se ua ka lanë drejtorëve t’i zgjedhin problemet mes vete, dhe derisa kemi një kaos, ai qëndron indiferent sepse me siguri ka punë tjera.

Nëse nuk protestohet për këtë bërllok, unë nuk e di për çka protestohet më në këtë vend. Kurse Kryetari i Këshillit të Prindërve nuk kish as ankesë për krejt katrahurën e faktin që fëmijët nuk dihet kur as ku do t’vijojnë mësimet, por kish shku aty m’i zgjedh ngjyrën e pllakave të WC-ve.

Unë dyshoj se kjo kastë e udhëheqësisë është duke e degradu me qëllim objektin, njejtë sikur Postën e Telekomin, që pastaj të thonë se nuk ia vlen me pas shkollë aty dhe ta bëjnë ta përgatit terrenin për ‘mafinë e betonit.’

Të dashur prindër, nuk ka më urgjente se problemi me arsimin e fëmijëve, dhe derisa Agim Aliu ka fonde me renovu komplet Komunën dhe të blej kolltuçe të reja për zyren e vet, atëherë do duhej të kishte edhe për shkollën e fëmijëve tuaj. Përndryshe, dërgoni fëmijët t’i vijojnë mësimet në zyrat e Komunës, e Agim Aliu me kastën e tij le t’punon në Gjon Serreç, dhe e shihni sa shpejt e renovojnë shkollën.

Për mjerim, Agim Aliu e ka dëshmu tanimë që prioritet i ka asfaltin, jo fëmijët e arsimin. Ka gjet fonde me shtru asfalt e rrethoja për me nda përgjysmë oborrin e shkollës, e s’i ka shku mendja me investu brenda shkollës. Aty ku kasta udhëheqëse renovon zyret e e blen kolltuçe luksi për vete, kurse fëmijët e tyre s’kanë WC e banka shkollore, dine që ai vend ka shku për lesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat