Ish presidentja Jahjaga në mbështetje të grave në Ferizaj, iniciativë e kryesueses Kristina Gashi-Bytyçi

Ferizaj

Ish presidentja Jahjaga në mbështetje të grave në Ferizaj, iniciativë e kryesueses Kristina Gashi-Bytyçi

Nga: Faton Mehmeti Më: 20 tetor 2020 Në ora: 15:22
Ish presidentja Jahjaga në mbështetje të grave në Ferizaj, iniciativë e kryesueses Kristina Gashi-Bytyçi

Sot në Ferizaj, konkretisht në Qendrën e Promovimit të të Drejtave të Grave - QPDG drejtuar nga Znj. Kadire Tahiraj, ishte prezente ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila këtë vizitë e realizoj me iniciativën e Kryesueses së Kuvendit Komunal në Komunën e Ferizajt znj. Kristina Gashi - Bytyçi,

Në këtë takim ishin edhe përfaqësuese të institucioneve tjera  të cilat dëshiruan t'i ndihmojnë Qendrës financiarisht duke blerë aksesorë dhe gjëra tjera të punuara nga gratë punëtore të Qendrës.

Ish presidentja Jahjaga vlerësoi se "Në këtë kohë krize, për pothuajse çdo secilin, kjo ndihmë nga gratë përfaqësuese të Komunës së Ferizajt ishte e jashtëzakonshme e cila do të thotë shumë për Qendrën. Andaj, përgëzoj znj.Gashi-Bytyçi për këtë iniciativë me një qëllim kaq të mirë " përfundoi ish presidentja Jahjaga.

Image
Ish presidentja Jahjaga në mbështetje të grave në Ferizaj, iniciativë e kryesueses Kristina Gashi-Bytyçi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat