Njihuni me pilotin nga Ferizaji, një nga më të mirët në ish-Jugosllavi

Ferizaj

Njihuni me pilotin nga Ferizaji, një nga më të mirët në ish-Jugosllavi

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 15:17
Ali Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka publikuar disa fakte për Ali Aliun, pilotin e parë në ish-Jugosllavi.

Aliu përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se piloti i parë shqiptar në ish Jugosllavi, është Ali Aliu nga Komogllava e Ferizajt, me rreth 6000 fluturime e mbi 2700 orë fluturime, prej të cilave 2100 orë fluturime me aeroplanë supersonik.

"Me Akademinë e Forcave Ajrore në Zarë të Kroacisë dhe studimet postdiplomike në Akademinë e Avancuar të Forcave Ajrore Ushtarake në Beograd, Ali Aliu me dijen e tij të çmueshme edukoi e trajnoi mbi 40 pilotë për të mbetur përjetësisht ndër emrat e parë e më të vlerësuarit në faqet e para të historisë e themeleve të aeronautikës shqiptare." ka shkruar Aliu.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat