Auditori i kërkon Komunës së Ferizajt të zbatoi rekomandimet

Ferizaj

Auditori i kërkon Komunës së Ferizajt të zbatoi rekomandimet

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:04
Foto Ilustrim

Drejtuesit e Komunës së Ferizajt duhet t’i adresojnë dhe zbatojnë rekomandimet e dhëna nga Auditori i Përgjithshëm. Në kuadër të projektit “Mbështetja e shoqërisë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës” i mbështetur nga Zyra e Jashtme e Komonuelthit përmes Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, u kërkuan zbatimi i rekomnadimeve. 

Udhëheqësi i Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), Bujar Bajraktari, prezantoi raportin dhe nxori në pah se  Komuna e Ferizajt ka marrë opinion të pamodifikuar me theksim të çështjes.

“Theksimi i çështjes është për shkak të keq-klasifikimit të shpenzimeve të cilat kryesisht kanë ndodhur nga pagesat e bëra direkt nga Thesari përmes procedurave përmbarimore. Përveç opinionit në raport kemi ngritur disa çështje që mbulojnë fusha të ndryshme të menaxhimit financiar, përfshirë të hyrat, shpenzimet, menaxhimin e pasurive, detyrimet etj. Po ashtu janë dhënë 20 rekomandime”, tha Bajraktari.

Ai shtoi se se sa i përket zbatimit të rekomandimeve, nga 25 rekomandime sa kanë qenë në 2018, prej tyre 6 janë zbatuar plotësisht 2 pjesërisht, 12 nuk janë zbatuar si dhe 5 janë konsideruar të mbyllura. 

Ai foli edhe për bashkëpunimin me Komunën e Ferizajt gjatë kohës kur është realizuar auditimi, duke vlerësuar se krahasuar me vitin paraprak, bashkëpunimi me zyrtarët e komunës ishte dukshëm më i mirë.

Nga ana tjetër nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Arton Gavazi, tha se raporti i auditimit i vitit 2019 për Komunën e Ferizajt tregon gjendje më të mirë se raporti për vitin paraprak dhe ka më pak rekomandime. 

Ai u zotua se të gjitha rekomandimet e dhëna nga Auditori i Përgjithshëm do të adresohen dhe zbatohen.“Opinioni i raportit të auditimit për Komunën e Ferizajt për vitin 2019 është ‘Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes’, pra është më i mirë se i vitit të kaluar. Kjo falë angazhimit dhe përkushtimit të të gjithëve. Por gabimet janë njerëzore dhe aty ku punohet mund të ketë gabime, sepse nuk jemi të përkryer. 

Bazuar në afatet ligjore ne kemi hartuar planin e veprimit për rekomandimet e dhëna në raport dhe jemi zotuar se do të zbatojmë ato dhe do të mbikëqyrim zbatimin e tyre një nga një”, theksoi Gavazi. Ai tha se komuna ka ndërmarr masa ndaj atyre që kanë bërë shkelje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat