Ferizaj hyn në orën policore me 402 raste aktive

Ferizaj

Ferizaj hyn në orën policore me 402 raste aktive

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 20:44
Ferizaj

Ferizaj ka filluar të zbatojë orën policore meqë gjendet në zonën e kuqe, sipas ndarjes që bëri Ministria e Shëndetësisë për komunat me rrezik të lartë të infeksionit COVID-19.

Bekim Ademi, drejtor i Shëndetësisë në Ferizaj, tha se institucionet e rendit janë angazhuar që të implementojnë orën policore, megjithatë u ankua për masat duke thënë se do ta dëmtojë njërën prej komunave që i jep buxhetit të shtetit më shumë taksa nga aktiviteti biznesor.

“Ne si shtab emergjent konsiderojmë që janë masa me kritere jo të duhura duke e ditur se e dëmtojnë interesin e biznesit të komunës sonë. Po dëmtohet edhe interesi shtetëror”.

“Në Ferizaj 102 raste pozitive dolën sot, por s’janë të gjitha të ditës së sotshme sepse janë mostra edhe të katër ditëve të kaluara. 421 persona aktivë janë në Ferizaj dhe kjo është shqetësuese. Por gjithë shtabi emergjent është në krye të detyrës, megjithë se spitali është me infrastrukturë të dobët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat