Po kthehej nga gjinekologu gjatë kufizimit, policët përdorin sprej ndaj burrit të shtatzënës

Ferizaj

Po kthehej nga gjinekologu gjatë kufizimit, policët përdorin sprej ndaj burrit të shtatzënës

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Inspektorati Policor ka nisur hetimet ndaj disa policëve në stacionin e Ferizajt.

Arsye për këtë është ankesa e familjes Raqi, pasi sipas tyre të enjten disa policë përdorën sprej, dhunë e edhe i fyen.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 21:30 derisa Adelina Pajaziti që është në muajin e katër të shtatzënisë bashkë me burrin dhe vajzën trevjeçare, po ktheheshin nga vizita që kjo kishte bërë te gjinekologu, pasi nuk ndihej mirë.

Derisa burrit të saj, Liridonit krejt kjo i ndodhi pasi policët nuk ia kthyen udhëzimin e mjekut që këta e kishin përdorur si dokument për të vërtetuar daljen në Orë Policore.

Por, sipas Policisë në Ferizaj qytetarët nuk i’u bindën udhëzimeve dhe i penguan zyrtarët në detyrën e tyre.

”Pas një kohe ka pas prapë mosrespektim të masave ku policia ka qenë e detyruar ta përdorë sprejin jashtë veturës për ta vënë në kontrolle situatën”, tha zëdhënësi Agim Gashi.

Derisa nga Spitali i Ferizajt që trajtuan familjen Raqi pas asaj që ndodhi, nuk deshën të flasin për këtë ngjarje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat