Viti 2021, mes shpresës dhe urimit për një vit të mbarë!

Ferizaj

Viti 2021, mes shpresës dhe urimit për një vit të mbarë!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 31 dhjetor 2020 Në ora: 18:53
Kristina Gashi Bytyçi

Me rastin e ndërrimit të vitit, përsonalitet të fushave të ndryshme nga Ferizaj për “ Bota Sot” shprehën mendimet e tyre për vitin që po lëm pas, si dhe përspektivën se çfarë na pret në viti 2021.

Kristina Gashi Bytyçi, kryesuese e Kuvendit Komunal, Ferizaj :Viti 2020 ishte vit me shumë sfida për të gjithë! Pandemia ishte ajo që vështirësoi çdo pore të jetës të qytetarëve,si ne aspektin shendetesorë, social ashtu edhe në atë ekonomik. U jemi mirënjohës mantelbardhëve, policëve, mësimdhënësve, gazetarëve, furrtarëve e të gjithë atyre që ishin në krye të detyrës të detyrës për t'ju shërbyer qytetarëve në këtë kohë pandemie.

Uroj që viti 2021 të jetë një vit me më pak sfida, të kemi shëndetin gëzime, paqe, harmoni, tolerancë e respekt ndaj njeri tjetrit! Gëzuar!

Zyrafete Shala, kryetare e klubit letrat “ De Rada”:

Image
Zyrafete Shala

Viti 2020 përveç që ishte një vit ndryshe nga të tjerët dhe shumë i vështirë për të gjithë ne, solli edhe një mesazh që na rikujton se, përkundër progresit të deritanishëm në çdo fushë, njerëzimi ende nuk ka arritur të mbizotërojë natyrën dhe kohë pas kohe do të ndeshet me situata të tilla sfiduese.. Një trandje e tillë, e shkaktuar nga një gjallesë që nuk e shohim, përpara se të quhet tinëzare apo të mallkohet shkaktari i saj, në radhë të parë kërkon që secili nga ne të ndalemi dhe të bëjmë një vrojtim brenda vetes, për të parë se çfarë kemi bërë për të ardhur deri te një ‘mllefosje’ e tillë e natyrës. Ne si klub letrar kemi arritur t’i realizojmë aktivitetet që i kishim planifikuar për këtë vit, madje e organizuam edhe edicionin e dytë të Panairit të Librit, duke e shfrytëzuar një periudhë kur situata epidemiologjike ishte më stabile.

Nisur nga përjetimet e këtij viti dhe situatës aktuale, do të ishte iluzion pritja e ndryshimeve të mëdha, e aq më pak përmirësimit të gjendjes. Kur bëhet fjalë për neve që merremi me letërsi them se angazhimi ynë mund të vazhdojë edhe në rrethanat e tilla, si këto që na përcollën gjatë këtij viti. Shpresoj që përvojat e vitit 2020 të shërbejnë si mësim për shoqërinë tonë; të krijojmë një vizion më të qartë për të ardhmen, të heqim dorë nga keqpërdorimi i lirisë, nga makutëri, egoizmi, urrejtja dhe të nisim një rrugë që do të na shpie drejt progresit, sepse janë çastet e fundit për të shpëtuar të ardhmen e popullit tonë.

Kemajl Goca, gazetar sporti:

Image
Kemajl Goca

Edhe para pandemisë, klubet ferizajas janë ballafaquar me telashe të mëdha, qoftë financiare qoftë organizative. Ndërsa nga 13 marsi e këndej, kur vendi futet në pandemi, kriza thellohet edhe më shumë. Futbolli ka dështuar në shumë aspekte dhe ajo dihet botërisht sa i takon stinorit vjeshtor. Ferizaj nuk ka mundur të organizohet si duhet, disa herë janë përballur edhe me bojkot për shkak të vonesës së pagave ndaj futbollistëve, megjithatë disi janë zgjedhur këto telashe por rezultat janë të zbehta. Hendbolli si sport me traditë apo që njihet qyteti i Ferizajt si qytet i hendbollit, është futur disa herë në rrëmujë, për shkak të krizës së rëndë financiare, por këto telashe janë zgjedhur në një mënyrë nga nëntori në KH Kastrioti-meshkujt dhe në konkurrencën e femrave. Hendbollistet e Ferizajt me gjithë telashet e mëdha, krizës financiare të thellë, pa stërvitje, janë një rast i rrallë në historinë e këtij sporti, fitojnë titullin e kampionit. Të bëhesh kampion i Kosovës pa stërvitje, kjo ndodhë vetëm tek ne, për shkak se liga është e dobët, megjithatë është sukses i madh për qytetin në këto rrethana. Në volejboll, Ferizaj është klub më i organizuar dhe që i solli qytetit të gjitha trofetë: Titullin edhe Kupën e Kosovës, duke iu falënderuar edhe punës së palodhshme në klub, në veçanti trajnerit Arlind Ibrahimi. Në tërësi, sporti ferizajas ka pasur një vit të zbehtë, me shumë telashe.

Hysnije Mustafa Shamolli, asambleiste.

Image
Hysnije Mustafa Shamolli

Viti që po e lēmë pas ishte viti i frikës, i pasigurisē dhe paqëndrueshmërisë ekonomike e emocionale për secilin qytetar. U ballafaquam me pandeminë dhe si shtet me organizim të dobët, mezi ja dolēm deri këtu. Si Ferizaj, përveq asfaltit e dritave dhe disa projekteve shumë të kushtueshme infrastrukturore, të bukura për syrin dhe praktike për lehtësimin e qarkullimit për qytetarët, raportet e punëve të tjera nuk ishin edhe për tu duarteokitur, por po, êshtë punuar. Situata pandemike mezi u menagjua dhe jo nē formēn mē të mirë, por meqë ishte diçka e re po mundohemi edhe të kemi mirëkuptim. Uroj me zemër që në Vitin e Ri 2021 të përfundojē pandemia, të kemi ngritje ekonomike, të rritet mireqenia e qytetarëve tanë, të ulet niveli i varfërisë, të ngritet cilësia nē shëndetësi e në arsim, e bashkē me to edhe në qeverisje lokale e qendrore. Uroj qē këto zgjedhje të sjellin zgjidhje konkrete të problemeve të qytetarëve tanê dhe mandati i Qeverisë së re më në fund të zgjasë katër vite. Me shpresë që do të fitojnē më tē mirët dhe më në fund do të kemi një Qeveri funksionale e ku Deputetët do të plotësojnē kriteret bazike për të qenē aty.

Vullnet Ilazi, krytar i Kuvendit të të rinjve të Ferizajt.

Image
Vullnet Ilazi

Viti qe po lëmë pas ishte vit i sfidave dhe mundimeve. Gjurmët që la pas pandemia e coronavirusit COVID-19 ishin dhe janë të pranishme gjithëkund përfshirë këtu edhe fushën e rinisë, u theksua një rritje e papunësisë, u shënua një humbje e madhe edhe në fushën e arsimit. Shpresoj që me fillimin e vitit të ri kalendarik të menjanohen të gjitha këto probleme e të zhvillohet një jetë normale, e ku arsimi është më produktiv se sa në këtë vit.

Meriton Bytyqi, mjek.

Image
Meriton Bytyqi

Viti 2020 ishtë mjaft i vështirë për të gjithë, por sidomos për përosneli shëndetësor, dhe popullatën në përgjithësi. Që nga marsi kur u paarqitën rastet e para me covid 19, filloi mobilizimi, edhe ps emungon shpesh herë kushete, me vullnet të madh ia kemi dalur për të qenë në vijën e parë të frontit. Falenderojmë popullatën për bashëkpunim,, që I repsektuan masat, duek na lehtësuar punën. Jemi optimist se viti 2021 do të jetë vit më i mirë për të gjithë, me shpresën se ky vit do të vit kur do përfundoj pandemia. Uroj që ditë të mirë të na presin në 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat