Jep dorëheqje drejtori në Komunën e Ferizajt, thotë se partia i bëri presion të kandidojë për deputet

Ferizaj

Jep dorëheqje drejtori në Komunën e Ferizajt, thotë se partia i bëri presion të kandidojë për deputet

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Bekim Ademi ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante në Komunën e Ferizajt, si drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Këtë e ka bërë të ditur Ademi në një letër që i ka dërguar kryetarit të Komunës, Agim Aliut.

Në këtë letër ai thotë se arsyeja e dorëheqjes është pakënaqësitë që ka pasur i njëjti me subjektin politik në të cilin ka bërë pjesë.

Ai thotë se ka pasur presion të vazhdueshëm nga zyrtarë të këtij subjekti e së voni edhe iu është ushtruar trysni që ta kandidojnë për deputet, pa vullnetin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat