Kuvendi i të Rinjve të Ferizaj shënon dy vjetorin e saj

Ferizaj

Kuvendi i të Rinjve të Ferizaj shënon dy vjetorin e saj

Nga: F.M Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 13:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt ka shënuar përvjetorin e saj të punës.

Në një ceremoni madhështore u shënua 2 vjetori e themelimit të organizatës, poashtu u zgjodhën vullnetarët më aktiv të organizatës sonë ndër vite, vullnetarët e zgjedhur janë: Feston Bajrami, Pjetër Nikolla e Blinë Musliu.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin, Kryesuesja e KK Ferizaj znj. Kristina Gashi-Bytyçi, Drejtori i Qendrës Rajonale për Punësim z. Naim Gashi, përfaqësuesit e DKRS-se z. Agon Zhinipotoku, z. Flamur Sallhu e z. Sabri Pajaziti, përfaqësuesit e Kforit Amerikan, Policisë Rajonale të Ferizajt e përfaqësues të tjerë nga partitë politike e forumet rinore, të rinj nga Organizatat partnere të KRK-së.

Image

Me këtë rast Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, dëshmon përsëri se është shtëpia më e madhe e të rinjve në vend. KRF, përgjatë viteve të kaluar, ka zhvilluar e realizuar një varg aktivitetesh të shkëlqyera dhe tejet produktive.

Gjatë këtij takimi festiv nga drejtuesit e KRF u theksuar se, "Fokusi ynë mbetet në ndërtimin e politikave të orientuara në ruajtjen, mbështetjen dhe përfshirjen e gjeneratës së re. Kuvendi i të Rinjve vepron mbi baza vullnetare, ka të rinj me potencial të cilët nuk presin asnjë këmbim për punën e tyre.

Puna vullnetare konsiderohet si një aktivitet social sepse bën integrimin e të rinjve për të ndërtuar marrëdhënie të reja me të tjerët, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin mendor të vullnetarit. Vullnetarizmi rritë tolerancën, vetëbesimin dhe efiçiencen personale".

Pas një viti me shumë aktivitete KRK-ja në vitin e ardhshëm do të hyj me synime edhe më të mëdha për të sjellë më shumë aktivitete për të rinjtë e vendit tonë.

Image

Për fund u premtuar, "se përpjekjet dhe angazhimet tona do të vazhdojnë të krijojnë ide të reja dhe zgjidhje kreative deri në arritjen e zgjidhjeve te problemeve te tona".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat