Vdesë arkitekti dhe punëtori shumëvjeçar i komunës së Ferizaj, Mustafë Zariqi

Ferizaj

Vdesë arkitekti dhe punëtori shumëvjeçar i komunës së Ferizaj, Mustafë Zariqi

Më: 16 prill 2021 Në ora: 09:50
Mustafë Zariqi

Mëngjesin e sotëm ka vdekur ferizajas dhe punëtori shumëvjeçar i komunës së Ferziajt, Mustafë Zariqi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Agim Aliu, i cili përmes telegramit të ngushëllimit, ka thënë se Ferizaj humbi një arkitekt të dalluar, një qytetar të ndershëm, një bashkëpunëtor korrekt e të veçantë, një mik të çmuar.

“Mustafën gjithnjë e karakterizonte në punën e tij, qetësia, serioziteti e profesionalizmi.

Një vlerë e çmuar e arkitekturës, profesionalizmit u shua. Kujtimi i tij do të mbetet një trashëgimi e ndritshme e një përpjekje pune për më të mirën”, ka shkruar ndër të tjera Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat