Ferizaj, shqiptohen 344 gjoba për mosrespektim të masave anti COVID-19

Ferizaj

Ferizaj, shqiptohen 344 gjoba për mosrespektim të masave anti COVID-19

Më: 23 prill 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Në zbatim të vendimit të ri të Qeverisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, gjatë këtyre ditëve ka vazhduar zbatimin e masave COVID- 19, gjithnjë në përputhje me Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë.

Për këtë periudhë janë shqiptuar 344 gjoba,  si dhe janë dhënë 106 vërejtje policore.

Kjo prej datës 19-22 prill të vitit 2021.

“Angazhimet policore janë duke vazhduar në bashkërendim dhe koordinim edhe me mekanizmat tjerë ndër-institucional, inspektorët, ku i gjithë ky angazhim ka reflektuar si masë parandalimi dhe ngritje e nivelit të respektimit të këtyre masave “.

“Policia, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për respektimin e masave, ka shtuar kontrolle në qendrat tregtare, lokalet e gastronomisë, transportit publik të udhëtarëve, e po ashtu edhe kontrollin e respektimit të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve pas orës 22:30-05:00”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, falënderon të gjithë qytetarët që në masë të madhe po i respektojnë këto masa, njëkohësisht apelon për respektimin e këtyre masave nga të gjithë, në të mirë të shëndetit publik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat