Ja si dukej Ferizaj një vit më parë gjatë pandemisë

Ferizaj

Ja si dukej Ferizaj një vit më parë gjatë pandemisë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 18:49
Ferizaj

Edhe përkundër temperaturave të larta, qytetarë të paktë shihen rrugëve të fshatrave e qytetit të Ferizaj një vit më parë.

Kjo komunë para një viti ishte ranguar e dyta për nga numri i të infektuarëve nga Koronavirus.

Edhe kjo komunë ashtu edhe si komunat tjera ishte e boshatisur dhe izoluar.

Aty punonin vetëm tregtoret ushqimore, furrat, barnatoret, pikat e karburanteve e disa biznese tjera.

Po ashtu, punonin edhe një pjesë e institucioneve  komunale e qendrore dhe shërbimet emergjente.

Nga mëngjesi deri në mesditë shihen vetëm mjete transportuese.

Për të shkuar në Komunën e Ferizajt duhet kaluar nëpër disa pika kontrolli policie e të cilat nuk lejonin lëvizjet pa arsye nga njëra anë në tjetrën.

Edhe autostrada Kosovë-Maqedoni "Arbër Xhaferi" lidhja për Ferizaj ishte e boshatisur, aty shiheshin vetëm maune e pak vetura.

Pra, qytetarët e kësaj komune po i përmbaheshin masava institucionale duke shpresuar në ditë më të mira.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat