Kjo është femra më e votuar nga Vetëvendosje në Ferizaj!

Ferizaj

Kjo është femra më e votuar nga Vetëvendosje në Ferizaj!

Nga: F.M Më: 21 tetor 2021 Në ora: 18:41
Hysnije Mustafa Shamolli

Hysnije Mustafa Shamolli është femra më e votuar nga Vetëvendosje, dega në Ferizaj. Konkretisht Hysnija është pjesë e Lustës Guxo në koalicion me Vetëvendosje. Sipas, zonjës Shumolli, e cila enkas për "Bota Sot" deklaroi deri tani ka marr afërsisht 400 vota, e cila edhe mund të rritet, çka e bën femrën më të votuar.

Kjo edhe i siguron ulësen në asamblenë komunale në Ferizaj.Edhe përmes njoftimit në facbook, Hysnije Mustafa Shamolli, falenderoi qytetarët për votën.

Ky është statusi i saj i plotë:

"Falemnderit nga zemra secilit nga ju!

Kjo është hera e tretë që ju ferizajas të dashur më besuat votën tuaj, e për më tepër më keni radhitur si një ndër kandidatët më të votuar në listën garuese dhe vlerësimi që ju më bëtë më motivon fuqishëm!  

Të vazhdoj të jem Anëtare e Kuvendit Komunal nuk është privilegj, por është përgjegjësi. Prandaj, do të vazhdoj të jem zëri juaj në çdo seancë dhe do të punojmë bashkë për të përmirësuar jetën në komunën tonë në vazhdimësi!

Ju paça përherë e qofshi të bekuar!"

Të kujtomë se zonja Mustafa Shamolli në mandatin e parë ishte pjesë e LDK, ashtu edhe në të dytin derisa krijuan listën Guxo, me të cilën garoi edhe në zgjedhjet e 17 tetorit në koalicon me Vetëvendosjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat