Policia Rajonale e Ferizajt del me një apel për drejtuesit e automjeteve

Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt del me një apel për drejtuesit e automjeteve

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:18
Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot ka nisur një aktivitet, ku përmes shpërndarjes së disa fletushkave ka apeluar tek drjetuesit e të gjitha kategorive të automjeteve, që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull.

Ka filluar shfaqja/prezenca e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.

Më konkretisht policia rajonale e Ferizajt, përmes kësaj komunikate u ka rekomanduar drejtuesve të automjeteve që :

– Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme!

-Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.

– Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.

-Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!

-Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!

Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin.​

-Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!

Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!

Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes!

Image
Policia Rajonale e Ferizajt del me një apel për drejtuesit e automjeteve
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat