​Operacioni “Transporti”, kapet një sasi e mallrave pa dokumente në Ferizaj

Ferizaj

​Operacioni “Transporti”, kapet një sasi e mallrave pa dokumente në Ferizaj

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në muajin tetor ka filluar hetimet kundër disa shtetasve të dyshuar kosovarë, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale tregti e ndaluar.

Në vazhdën e hetimeve, sot në rajonin e Ferizajt, është realizuar plani operativ i koduar me emrin “Transporti”.

Në kuadër të këtij plani, Sektori i Hetimeve i Departamenti të Policisë Kufitare, në asistim edhe të Njësive tjera të Departamentit të Policisë Kufitare, kanë ndaluar për kontroll pesë automjete, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e mallrave komerciale pa dokumente përkatëse.

Sipas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, lidhur me këtë është iniciuar rast penal nën dyshimin e kryerjes së veprës penale tregti e ndaluar, malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa personat e dyshuar pas intervistimit lirohen në procedure të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat