Kryesuesja e Kuvendit të Ferizajt Kristina Gashi Bytyçi dorëzon detyrën tek pasuesi!

Ferizaj

Kryesuesja e Kuvendit të Ferizajt Kristina Gashi Bytyçi dorëzon detyrën tek pasuesi!

Nga: Faton Mehmeti Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 14:22
Kristina Gashi-Bytyçi dhe Xhavit Zariqi

Kryesuesja e deritanishme e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka bërë dorëzimin e detyrës së saj, tek Kryesuesi i ri i Kuvendit të Komunës Xhavit Zariqi.

Kristina Gashi-Bytyçi, ka uruar kryesuesin e ri për mandatin e tij katër vjeçare, duke ofruar mbështetjeje të vazhdueshme për çka do që është e nevojshme.

Ndërkaq, kryesuesi i ri Xhavit Zariqi, ka falënderuar teje masa ish-kryesuesen për gjithë kontributin e saj, që ka dhënë në katër vitet e kaluara. 

Të kujtojmë se Kristina Gashi Bytyçi gëzon respekt të madh tek të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve politike.Me punën e saj të sinqertë ka lën pas një vepër të mirë për tu ndjekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat