4468 gjoba të shqiptuara nga Policia në Ferizaj vetëm gjatë nëntorit

Ferizaj

4468 gjoba të shqiptuara nga Policia në Ferizaj vetëm gjatë nëntorit

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 16:44
Policia në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka shqiptuar vetëm gjatë muajit nëntor 4468 gjoba.

Patrullat e policisë rajonale, në veçanti patrullat e NJRKRR-së, përveç se me uniformë, janë angazhuar edhe me automjete dhe rroba civile në lëvizje nëpër lokacione të ndryshme, në identifikimin e shoferëve të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Në kuadër të këtij aksioni policia gjatë muajit nëntor 2021 ka shqiptuar 4468 gjoba, prej tyre:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 650 gjoba

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 818 gjoba

Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 529 gjoba

Kalimi i afatatit të regjistrimit , 187 gjoba

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 109 gjoba

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 105 gjoba

Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,  78 gjoba

Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 9 gjoba

Mjetet pjesëmarrëse pa sinjalizim të duhur ndriçues, 8 gjoba

Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit  6 gjoba

Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit , 5 gjoba dhe

Kundërvajtje tjera,bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor,1964 gjoba

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat