Çudi, asfalti mbi baltë! Avdyli: Kjo është qeverisja e 'mirë' e Ferizajt

Ferizaj

Çudi, asfalti mbi baltë! Avdyli: Kjo është qeverisja e 'mirë' e Ferizajt

Nga: K.G. Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 11:45
Çudi, asfalti mbi baltë! Avdyli: Kjo është qeverisja e 'mirë' e Ferizajt

Çuditë në Kosovë! Një asfalt i shtruar para katër ditëve në rrugën “Rexhep Mala” në Ferizaj, ndodhet në këtë gjendje! Çudi apo jo!

Fotografitë e publikuara nga Muhamet Avdyli, tregojnë gjendjen e rrugës!  Fotografitë flasin më së miri! 

“Kjo rrugë apo ky asfalt është shtruar në rrugën ‘Rexhep Mala’ në Ferizaj vetëm para 4 ditë. 

Image

Ky është kualiteti i punëve që bën kompania Rahovica e mbikëqyrur nga komuna e Ferizajt, kjo është paraja e tatimpaguesve të Ferizajt, kjo është qeverisja e 'mirë' e Ferizajt.

Image

Këtu praktikisht është hedhur asfalti mbi baltë nga se tani, balta ka dalur mbi asfalt.

Image

Jo vetëm që kjo është turpi për punëtorët që kanë punuar aty, makineritë, menaxhmentin e kompanisë, komunën por shprehur në stilin popullor është haram, prandaj kryetar do të ishte mirë që në fb tendin të nxjerrësh edhe aspekte të kësaj pune sepse të bën mirë.

Image

Ata të cilët lavdërojnë vetën nuk lavdërohen nga askush është një thënie popullore”, ka shkruar Abdyli në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat