Policia në Ferizaj me aksion për respektim të masave antiCOVID

Ferizaj

Policia në Ferizaj me aksion për respektim të masave antiCOVID

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 20:32
Policia

Policia në Ferizaj ka nisur rreth një orë më parë, një aksion për respektimin e masave antiCOVID nga qytetarët dhe bizneset në këtë komunë.

Drejtori i Policisë Rajonale në Ferizaj, Basri Shabani, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 98 fletëparaqitje.

“Jemi në implementim të urdhrit të pranuar nga Policia e Kosovës, dhe në zbatim të vendimit të Qeverisë së Kosovës. Jemi duke vepruar në terren për të mirën e qytetarëve në respektimin e masave antiCOVID”.

“Në 24 orët e fundit në Ferizaj janë shqiptuar 98 fletëparaqitje për qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat e edhe ndaj bizneseve që nuk kanë respektuar këto vendime janë shqiptuar gjoba”, tha Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat