Aksioni i Policisë në shkollat e Ferizajt, kapen drogë, armë e thika

Ferizaj

Aksioni i Policisë në shkollat e Ferizajt, kapen drogë, armë e thika

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 10:27
Ilustrim

Policia ka vazhduar aksionin rreth shkollave në Ferizaj, e ku tek nxënësit janë gjetur substanca narkotike, armë dhe thika.

Kështu ka njoftuar Drejtoria e Policisë për Rajonin e Ferizajt.

“Sektori Rajonal i Hetimeve mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë nëpër shkolla, pas disa kontrollove të zhvilluara nga polic me rroba civile , janë ndaluar disa persona të dyshuar , ku gjatë kontrollimit të tyre, tek 3 persona janë gjetur substancë e dyshuar e narkotikëve , tek 2 persona të dyshuar janë gjetur 2 armë ( pistoleta), ndërsa te disa tjerë janë gjetur thika. Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, ndaj tyre janë iniciuar raste penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ dhe ‘Posedim i narkotikëve’ për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatën për medie të policisë.

Aksioni i policisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim që nëse kanë informacione rreth dukurive negative nëpër shkolla të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt , apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ’’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë .

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim që nëse kanë informacione rreth dukurive negative nëpër shkolla të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt , apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ’’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat