Ferizaj, për një javë patrullat e policisë me rroba civile dhe uniforma shqiptojnë rreth 1,600 gjoba në trafik

Ferizaj

Ferizaj, për një javë patrullat e policisë me rroba civile dhe uniforma shqiptojnë rreth 1,600 gjoba në trafik

Më: 10 janar 2022 Në ora: 16:16
Policia shqipton gjoba në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka ndërmarrë aksione me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Ky aksion, po realizohet nga Njësia Rajonale e Komunikacoinit Rrugor në rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt. Përveç policëve me uniformë po operohet edhe policë me rroba dhe automjete civile.

Patrullat e policisë me automjete dhe rroba civile në lëvizje, nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe magjistrale identifikojnë drejtuesit të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, policia rajonale, përfshire këtu edhe stacionet policore, nga data 03-09 Janar 2022, kanë shqiptuar këto kundërvajtje:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 617 gjoba

Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,  20 gjoba

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 16 gjoba

Kalimi i afatit të regjistrimit, 16 gjoba

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 22 gjoba

Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 163 gjoba

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 83 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor,  658 gjoba

Heqje e patentë shoferit 31

Gjithsej, 1595 gjoba

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat