ShSKUK largon përkohësisht nga puna drejtorin e spitalit në Ferizaj

Ferizaj

ShSKUK largon përkohësisht nga puna drejtorin e spitalit në Ferizaj

Më: 14 janar 2022 Në ora: 18:19
Spitali në Ferizaj

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, Halit Gërbeshi, është suspenduar nga puna.

Largimi nga puna vjen pasi Gërbeshit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh nga Prokuroria Themelore në Ferizaj pasi ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Ai ka furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës informon opinionin se pas njoftimit për ndalimin e Dr. Halit Gërbeshit U.D. Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj prej 48 orësh nga Prokuria Themelore e Ferizajt, i njëjti është larguar përkohësisht nga puna, konform legjislacionit në fuqi. Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të Spitalit në Ferizaj do t’i kryejë drejtori mjekësor i spitalit”, ka njoftuar SHSKUK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat