Tejkalim shpejtësie dhe në vijë të plotë, gjobitën dy ngasës në Ferizaj

Ferizaj

Tejkalim shpejtësie dhe në vijë të plotë, gjobitën dy ngasës në Ferizaj

Më: 29 janar 2022 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Policia ka gjobitur dy ngasës në Ferizaj, njërin për kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë dhe tjetrin për tejkalin shpejtësie.

Në komunikatë bëhet e ditur se ata në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.

“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patent shoferit, ndërsa tjetrit shofer që tejkaloi shpejtësinë, në zonën e kufizimit 50 km/h shpejtoi 107 km/h i shqiptuan një gjobë 300 euro , 3 pikë negative dhe 6 muaj heqje e patent shoferit”, thuhet në komunikatë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon ngasësit që të respektojnë rregullat e komunikacionit.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, ngaqë veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë,  për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet tutje në komunikatën e policisë.

Image
Gjoba e policisë
Image
Gjoba e policisë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat