ORCA: Universiteti i Ferizajt jo transparent dhe i dobët

Ferizaj

ORCA: Universiteti i Ferizajt jo transparent dhe i dobët

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 13:47
Pamje nga takimi

Prej 2009-tës, në Universitetin e Ferizajt janë bërë 59 punime shkencore, prej tyre 42 janë valide për avancim, e që mesatarja e përgjithshme është 2.11 për qind për kokë profesor, duke bërë kështu që të renditet në vend të katër prej 7 universiteteve publike. Kështu u tha në publikimin e raportit “Integriteti akademik shkencor dhe justifikimi i titujve akademikë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj”.

Hulumtuesi i ORCA tha se 61% e profesorëve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë, sa i përket kriterit të publikimeve shkencore.

Konushevci: 23 punime u publikua në revista të dyshimta

E në vitin 2021 shohim që publikimet e profesorëve janë gati të përgjysmuar. Gjithashtu me hulumtimin tonë kemi pa që 16 profesorë ose 57% prej tyre, pra ma shumë se gjysma s’kanë asnjë punim që do të thotë këta profesorë as titullin e tyre që e kanë, se meritojnë .Kjo shifër e lartë e renditur në Universitetin e Ferizajt në vend të dytë, ku Universiteti i Pejës ja kalon me 66% e me % është ai Universiteti i Prishtinës me 29%. Tash kur e vëmë në pyetje numrin e publikimeve në revista të dyshimta apo mashtruese kemi gjithsej 23 punime të tilla të realizuara nga 11 profesorë të Ferizajt. Kjo e pozicionin Universitetin e Ferizajt në vendin e pestë me 39% të profesorëve që kane publiku këto revista të dyshimta. Në vend të parë e kemi Universitetin e Mitrovicës me 78% e me % e kemi Universitetin e Gjilanit. Në fund prej 28 profesorëve të Universitetit të Ferizajt, 17 ose 61% e tyre nuk e justifikojnë titullin e tyre akademikë, kjo është e ngjashme me katër Universitete të tjera publike ku e kane % me shumë se sa 50% të profesorëve që nuk e justifikojnë titullin e tyre akademikë. Me % më të lartë Universiteti i Pejës e vetëm dy universitete, Universiteti i Mitrovicës dhe i Prishtinës i kemi që kanë % më të vogël se sa 50%”, tha ai.

Menaxherja e Projekti dhe hulumtuese e Organizatës ORCA, Adea Kondirolli tha që Universiteti nuk ka rregullore për përzgjedhjen e stafit akademik që detajizon kriteret për publikime shkencore të profesorëve.

Kondirolli: S’ka rregullore për emërimin dhe përzgjedhjen e stafit akademik i cili detajizon kriteret për publikime shkencore

Në këtë Universitet nuk ka rregullore ose nuk është e publikuar për shkak mungesës së transparencës, nuk ka rregullore për emërimin dhe përzgjedhjen e stafit akademik i cili detajizon kriteret për publikime shkencore ose për avancimet e profesorëve. Në bazë të këtyre ligjeve dhe udhëzimeve administrative dhe statutin e Universitetit ne kemi realizuar hulumtimin tone duke i identifikuar publikimet shkencore të stafit akademik të Universitetit të Ferizajit dhe duke pa nëse ata kanë punimet e nevojshme për ti justifikuar titujt e tyre akademikë, të cilat janë, 1 punim për prof.ass, 3 për proff.asc dhe pesë për profesor të rregullt”, tha Kondirolli.

Nga gjetjet e raportit del se në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj janë të punësuar 28 profesorë me tituj akademikë dhe kontratë të rregullt prej të cilëve 8 (28%) janë gra dhe 20 (72%) burra. 61% e stafit akademik nuk i justifikojnë titujt e tyre. Prej tyre, 36% janë gra dhe 64% janë burra.

Profesorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj gjithsej kanë publikuar 59 punime shkencore. Kjo e dhënë është gjeneruar nga profilet e Google Scholar të pro[1]fesorëve të listuar në uebfaqen e universitetit. Kurse numri i punimeve të vlefshme për avancim akademik është 42. Në vitin 2020, profesorët e këtij universiteti kanë publikuar më së shumti punime shkencore, 16 apo 27% e totalit të punimeve shkencore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat