​Policia: Nuk ka të lënduar nga zjarri në “Viva Fresh” në Ferizaj

Ferizaj

​Policia: Nuk ka të lënduar nga zjarri në “Viva Fresh” në Ferizaj

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 10:15
“Viva Fresh”

Një zjarr ka përfshirë qendrën tregtare “Viva Fresh Store” në Ferizaj. Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka të lënduar, meqë sic tregoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tregoi së ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, ku edhe kanë ndërhyrë, policia, zjarrfikësit e ambulancat.

Veseli: Rreth orës 00:11 qendra tregtare “Viva Fresh” është kapluar nga zjarri

“Policia ka pranuar informacionin rreth orës 00:11, se qendra tregtare ‘Viva Fresh’ ishte kapluar nga zjarri. Ekipet e Policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë në vend të ngjarjes. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikës të Ferizajt, Shtimes, Kaçanikut, Lipjanit, Gjilanit, Vitisë, Kamenicës dhe Prishtinës meqenëse zjarri ka qenë i madh”, tha ai.

Veseli thotë se ende nuk dihen shkaqet që çuan deri tek zjarri i kësaj qendre.

Veseli: Shkaqet nuk dihen ende, po bëhen hetime

“Për shkaqet se si ka ardhë të zjarri ekipet e Policisë hetimet dhe ekspertet e zjarrit dalin më vonë, dmth është në proces të hetimit. Nuk ka pasur të lënduar dhe as punëtorë brenda pasi që ngjarja ka ndodhur në ora 00:11”, tregoi Veseli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat