Komuna e Ferizajt nuk specifikon punët që duhet kryer veterinari për trajtimin e qenve

Ferizaj

Komuna e Ferizajt nuk specifikon punët që duhet kryer veterinari për trajtimin e qenve

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

89 mijë e 960 euro harxhoi Komuna e Ferizajt për të zgjidhur situatën e qenve endacakë, për vitin 2021.

Këto para, që u dhanë për 10 muaj, u dedikuan për një mijë e 300 qenë.

Ambulanca dhe farmacia veterinare “Goni” ishte ajo, e cila u shpërblye me kontratë publike nga komuna. Shuma për një qen që do të trajtonte kjo ambulancë është 69 euro.

Megjithëse, kontrata konsiderohet me vlerë të lartë, pasi është afër shumës së 90 mijë eurove, në dosjen e tenderit dhe në dokumentet e ofruara nga Komuna e Ferizajt, ka shumë pak apo fare sqarime se çfarë do të behët me këto para, për të trajtuar problemin e qenve.

Në kontratën e nënshkruar në mes të ambulancës dhe komunës, jepen vetëm sqarime teknike të marrëveshjes në mes palëve të kontraktuara, por askund nuk përmendet metoda e trajtimit, qoftë ajo vaksinim, sterilizim, kastrim apo eliminim i tërësishëm i tyre.

Veterinari Agron Pajaziti, për Kiks të Klan Kosovës, ka sqaruar detyrat që ka pasur t’i realizojë, bazuar në kontratën që e kishte me komunën për trajtimin e qenve endacakë.

Organizatat që merren më të drejtën e kafshëve kanë ngritur shqetësimin, që pikërisht mosdefinimi i punëve në kontratë ka bërë që shumë qenë, sipas tyre, të zhduken në Komunën e Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat