Inspektorati i Ferizajt gjobiti lokalet që shërbejnë alkool për të miturit

Ferizaj

Inspektorati i Ferizajt gjobiti lokalet që shërbejnë alkool për të miturit

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Këtë fundjavë, në vazhdën e punëve inspektuese në gjithë territorin e Ferizajt, Inspektorati i Komunës, pas kërkesave dhe shqetësimeve të shprehura nga prindër të nxënësëve ferizajas, inspektorët kanë kryer kontrolle në disa lokale.

Me këtë rast nga 8 lokale të inspektuara, në 2 prej tyre është evidentuar kjo parregullësi dhe shkelje e ligjeve në fuqi, ku të miturve i është shërbyer alkool.

Inspektorati i Komunës, ka nisur procedurat për gjobitjen e këtyre bizneseve dhe po ndjek veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

Kontrolle të tilla janë kryer vazhdueshëm dhe të tilla do të vijojnë edhe ditëve në vijim, në zbatim të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e shëndetit të të miturve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat