Mbi 4 mijë gjoba për kundërvajtje vetëm gjatë muajit shkurt nga policia e Ferizajt

Ferizaj

Mbi 4 mijë gjoba për kundërvajtje vetëm gjatë muajit shkurt nga policia e Ferizajt

Më: 1 mars 2022 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Policia Rajonale në Ferizaj, ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Policia Rajonale ka angazhuar, përveç polic me uniformë, edhe policë me rroba dhe automjete civile në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia gjatë muajit shkurt-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 1339 gjoba

Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 114 gjoba

Tejkalim i kolonës së automjeteve, 7 gjoba

Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 13 gjoba

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 80 gjoba

Kalimi i afatatit të regjistrimit , 83 gjoba

Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, 5 gjoba

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 82 gjoba

Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 672 gjoba

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 323 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 2211 gjoba
Heqje e patentë shoferit , 127 shoferëve
Vazhdim i masës mbrojtëse 44 shoferëve që kanë drejtuar automjetet nën masën mbrojtëse.

Gjithsej , 4929 gjoba

Policia Rajonale në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat